Njësia A4 e termocentralit “Kosova A” rikthehet në operim
Njësia A4 e termocentralit “Kosova A” është rikthyer në operim pas përfundimit me sukses të sanimeve teknike.
Sipas njoftimit nga Korporata Energjetike e Kosovës, bëhet e ditur se startimi i njësisë është bërë sot rreth orës 04:00, ndërsa sinkronizimi me rrjetin është realizuar rreth orës 08:30.
"Aktualisht, njësia A4 është në operim dhe gjendja e saj raportohet stabile", thuhet në njoftimin e KEK-ut.
Po ashtu KEK-u përmes njoftimit ka shprehur falënderim për stafin teknik dhe të gjithë punonjësit e termocentralit “Kosova A” për përkushtimin, profesionalizmin dhe gatishmërinë e tyre në mirëmbajtjen dhe funksionimin e njësive prodhuese. /Zëri