82-vjeçari nga Kosova humb jetën në Velipojë, dyshohet se pësoi arrest kardiak

Një 82-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën mesditën e sotme në Velipojë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, në zonën e “Plazhit të Vogël”.

Sipas informacionit paraprak të policisë, shtetasi kosovar me inicialet E. M., 82 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa po lahej në det.

Për pasojë, i moshuari është mbytur. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /A2cnn