13 të moshuar në Prishtinë pajisen me orë inteligjente për monitorim
Trembëdhjetë rezidentë të Shtëpisë së të Moshuarve pa Përkujdesje Familjare në kryeqytet janë pajisur me orë inteligjente “Monitoring Care”, me qëllim rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e përkujdesjes ndaj tyre.
Sipas njoftimit të Komunës, kjo nismë është realizuar nga Drejtoria e Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me “Assistive Center”, në kuadër të projektit “Sistemi ‘Monitoring Care’ për Mbrojtjen dhe Kujdesin e të Moshuarve”.
Po ashtu është bërë e ditur se do të vazhdohet puna për një përkujdesje sa më të sigurt, dinjitoze dhe cilësore për të moshuarit.