Mehmeti-Selimi: Nën hijen e këtij flamuri, gjithmonë krenarë e gjithmonë të fortë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Mehmeti-Selimi dhe bashkëshortja e ish-kreut të UÇK-së, Rexhep Selimi, ka reaguar për herë të parë pas dënimit të tij me 13 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Një ditë pas shpalljes së aktgjykimit, Mehmeti-Selimi ka reaguar përmes një fotografie të publikuar në Facebook.

Në fotografi shihen djali dhe vajza e saj, teksa së bashku mbajnë  flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Nën hijen e këtij flamuri, gjithmonë krenarë, gjithmonë të fortë!”, shkroi ajo.

Rexhep Selimi u dënua me 13 vjet burgim nga trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, në kuadër të aktgjykimit të shkallës së parë.