Mbi 816 mijë turistë të akomoduar në hotele gjatë korrikut në Shqipëri, kryesojnë ata nga Kosova

Rritja e numrit të turistëve që zgjodhën për të kaluar pushimet në Shqipëri reflektohet edhe në aktivitetin e strukturave akomoduese, në të cilat vetëm gjatë muajit korrik u regjistruan mbi 816 mijë vizitorë.

INSTAT-i publikoi sot të dhënat lidhur me numrin e turistëve të akomoduar në strukturat hoteliere si dhe netqëndrimet.

Në total, strukturat akomoduese pritën 816.563 vizitorë, nga 708.605 në korrik 2025.
 

Sipas të dhënave të INSTAT-it, pjesa dërrmuese e rritjes ka ardhur nga turistët e huaj.

Numri i vizitorëve jorezidentë arriti në 622.660, kundrejt 526.302 një vit më parë, ose 18,3% më shumë.

Vizitorët rezidentë u rritën me 6,4%, duke arritur në 193.903 persona.

Ndërsa sa i përket netqëndrimit në strukturat akomoduese, INSTAT-i bën të ditur se në korrik numri i netqëndrimeve u rrit me 14% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për vizitorët e huaj rritja është 17,3%, kurse për pushuesit rezidentët 4,4%.

Shumica e turistëve të huaj që u akomoduan në Shqipëri gjatë korrikut ishin nga Kosova, Italia, Polonia, Franca dhe Gjermania. /atsh