OVL UÇK-ja mblidhet pas aktgjykimit në Hagë, shqyrtohen protestat dhe format e reagimit
Ka nisur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, pas aktgjykimit të djeshëm të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Siç është paralajmëruar edhe gjatë ditës së djeshme nga drejtues të OVL të UÇK-së, në këtë mbledhje pritet të diskutohen vendimi e gjykatës dhe për veprimet që organizatat e dala nga lufta do të ndërmarrin në vijim, ku nuk janë përjashtuar protesta e greva, transmeton Zeri.info.
Dje, menjëherë pas vendimit në Hagë, në Prishtinë janë zhvilluar protesta para selisë së EULEX-it dhe Qeverisë së Kosovës. /Zëri