Joseph: Serbia, Rusia dhe Kina do të përpiqen ta izolojnë Kosovën

Profesori i “Johns Hopkins University”, Edward P. Joseph, e ka cilësuar tronditës vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi me 81 vjet burg ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në një intervistë për ABC News, Josephi u shpreh se këtë vendim Serbia do ta përdorë për të diskredituar UÇK-në dhe veprimtarinë e saj.

Josephi shtoi se Serbia dhe aleatët e saj, Rusia dhe Kina, do të përpiqen ta izolojnë edhe më shumë Kosovën.

“Kjo gjë do të përdoret nga Serbia si mjet për të diskredituar UÇK-në, veprimtarinë e saj. Do të përdoret nga Rusia dhe Kina. Do të përpiqen ta izolojnë edhe më shumë Kosovën. Ne kemi parë këtë muaj në Serbi, që është nderuar imazhi i këtij personazhi, kemi parë ceremoni, është përdorur gjuhë urrejtjeje në Beograd. Ne kemi dëshmuar se sa të gjata janë dëmet që janë dhënë. Dënimi nuk është i barabartë me dënimet që kanë marrë figurat serbe, që kanë kryer krime”, theksoi ai. /ABC News