Familja njofton për detajet e ceremonisë së varrimit të Flora Brovinës

Familja Begu dhe Brovina kanë njoftuar për ceremoninë e varrimit të veprimtares, poetes, mjekes Flora Brovina, e cila do të mbahet të premten.

Sipas njoftimit, ceremonia përkujtimore në nder të saj do të nisë në orën 10:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

Më pas, nga ora 11:30 deri në 14:30, do të mbahen homazhe në Hollin e Kuvendit të Kosovës.

Varrimi do të bëhet në orën 16:00, në Varrezat e Qytetit, Dragodan.

Familja ka njoftuar gjithashtu se e pamja do të mbahet të shtunën dhe të dielën, më 19 dhe 20 shtator,

“Me dhimbje dhe respekt”, thuhet në njoftimin e familjes.