AKB-ja reagon pas vendimit në Hagë: Kosova rrezikon të ketë pasoja ekonomike

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka reaguar pas vendimit nga Gjykata Speciale në Hagë për dënimin e katërshës së UÇK-së.

Sipas AKB-së, ky vendim mund të ketë ndikim dhe pasoja në ekonominë e Kosovës, raporton Zeri.info.

“Si organizatë që përfaqëson interesat e sektorit privat, AKB është e detyruar të ngrejë zërin për pasojat ekonomike dhe perceptimin ndërkombëtar që zhvillime të tilla mund të krijojnë për Republikën e Kosovës”, thuhet në reagim.

Sipas AKB-së, investitorët nuk shikojnë vetëm tregun dhe kostot, por vlerësojnë edhe stabilitetin politik, sundimin e ligjit, sigurinë juridike dhe perceptimin ndërkombëtar të një vendi.

“AKB-ja është e shqetësuar që Kosova të mos perceptohet ndërkombëtarisht vetëm përmes një kapitulli të dhimbshëm të së kaluarës, por të vlerësohet edhe për potencialin ekonomik, rininë, diasporën, ndërmarrësinë dhe mundësitë për investime”, thuhet në reagim. /Zëri