Sot mot pranveror, temperaturat deri në 28 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 23 deri në 29 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1 deri në 3 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit: