Deputeti i LDK-së: Sot e kishim votu Hashim Thaçin për president
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale, duke shprehur mbështetjen e tij për ish-presidentin Hashim Thaçi.
Sadiku ka thënë se nëse do të mblidheshin të gjithë deputetët shqiptarë, ai do ta votonte Thaçin për President të Kosovës.
Ai ka theksuar se një veprim i tillë do të përçonte një mesazh edhe ndaj Gjykatës Speciale dhe Serbisë.
“Sonte isha mbledhë me krejt deputetët shqiptarë dhe e kishim votu Hashim Thaçin për President të Republikës. 100 vota. Me ia tregu edhe Gjykatës Speciale, edhe Serbisë, në emër të kujt po marrin vendime”, ka shkruar Sadiku.
Edhe zyrtari i Aleancës, Daut Haradinaj ka deklaruar se sonte do të duhej të kishte seancë të jashtëzakonshme.
"Sonte do të duhej të kishte seancë të jashtëzakonshme dhe thirrje për deputetët që të shkojnë në Kuvend. E di që Albini nuk është në Kosovë, por ju të tjerët, ku jeni?", ka shkruar Haradinaj.