Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës pas vendimit në Hagë: Të indinjuar deri në kufi pamë se si sot edhe një herë në mënyrë më brutale u fye lufta jonë çlirimtare

Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës ka reaguar pas vendimit në Hagë ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Shoqata u shpreh se të indinjuar deri në kufi nga verdikti politik i Gjykatës Speciale, ku edhe një here në mënyrë brutale u fye lufta çlirimtare.

Shoqata bëri thirrje institucioneve të vendit; Kuvendin, Qeverinë, Presidencën, Partitë politike, Organizatën e të drejtave të njeriut, Avokatin e Popullit këdo që në këtë vend ka përgjegjësi institucionale e ndjeshmëri qytetare të vëhen në lëvizje për ta kthyer Gjykatën Speciale në binarët e drejtësisë para se të bëhet vonë me verdiktin e Gjykatës së apelit. /Zëri

Postimi i plotë:

R E A G I M

Të indinjuar deri në kufi të poshtërimit nga verdikti politik i Gjykatës Speciale, e cila shqiptoi

dënime drakonike ndaj katërshes së madhe të UÇK-së, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri

Veselit dhe Rexhep Selimit, pamë se si sot edhe një herë e në mënyrën më brutale u fye lufta

jonë çirimtare.

Sikur, nuk ka reshtur asnjëherë në këto gati tri dekada yshtja ruso-serbe kundër luftës sonë

çlirimtare dhe bartësve të tyre përmes mekanizmave të UNMIK-ut, EULEX-it, e që kulmoi edhe

me përdorjen e Këshillit të Europës përmes senatorit zviceran Dick Marty. Edhe kësaj radhe

Kosova dhe lufta jonë çlirimtare u goditën në përpjekjen për ta zhbërë lirinë tonë.

Thërrasim institucionet e vendit; Kuvendin, Qeverinë, Presidencën, Partitë politike, Organizatën

e të drejtave të njeriut, Avokatin e Popullit këdo që në këtë vend ka përgjegjësi institucionale e

ndjeshmëri qytetare të vëhen në lëvizje për ta kthyer Gjykatën Speciale në binarët e drejtësisë

para se të bëhet vonë me verdiktin e Gjykatës së apelit!

Gjykata Speciale që nga themelimi i saj ka dëshmuar se është aty për të dënuar dhe jo për të

gjykuar. Kjo qasje politike e dënimeve me çdo kusht për ta barazuar në krim kriminelin (Serbinë)

me Viktimën (Kosovën) është politika që po e mban rajonin pezull.

Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës, sikur edhe populli ynë besojmë në pastërtinë e

luftës sonë çlirimtare.

Lufta e Ushtrisë Çlrimtare të Kosovës ishte luftë mbrojtëse, çlirimtare, e drejtë dhe e shenjtë.

Kryetari i SHBPK-së

Shefik Sadiku