Thyhen xhamat e objektit të Qeverisë [video]

Qytetarët kanë zhvendosur protestën e tyre nga zyrat e EULEX-it tek objekti i Qeverisë së Kosovës, raporton Zeri.info.

Ata kanë thyer xhamat e objektit të Qeverisë, si shenjë pakënaqësie pas vendimit nga Gjykata Speciale për ish-krerët e UÇK-së.

Gjykata Speciale ka dënuar me 25 vjet burgim Hashim Thaçin, 25 vjet burgim Jakup Krasniqin, 18 vjet burgim Kadri Veselin dhe 13 vjet burgim Rexhep Selimin. /Zëri