Alban Skënderaj reagon ashpër pas vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Jam i lënduar, por nuk dua të hesht
Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skënderaj, ka reaguar përmes një postimi në Instagram pas vendimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Skënderaj shpreh revoltë dhe trishtim të thellë, duke thënë se vendimi nuk prek vetëm individët e dënuar, por edhe mënyrën se si lufta e UÇK-së dhe historia e saj perceptohen nga shqiptarët.
Në reagimin e tij, ai e përshkruan luftën e UÇK-së si një luftë që, sipas tij, lindi nga kërkesa për liri dhe mbrojtje të popullsisë përballë dhunës, dëbimeve dhe masakrave gjatë luftës në Kosovë.
Postimi i plotë:
Sot ndiej revoltë dhe trishtim të thellë. Ky vendim më dhemb dhe më indinjon.
Nuk po denohen padrejtësisht vetëm udhëheqesit e UÇK-së por po hidhet baltë mbi atë që UÇK-ja dhe lufta e saj përfaqësojnë për ne dhe për historinë tonë.
Një luftë që lindi nga nevoja për liri!Një popull që kërkonte të jetonte i lirë dhe të mbrohej përballë një regjimi që solli dhunë, dëbime, masakra dhe vuajtje të tmerrshme.
Sot jam i revoltuar. Jam i lënduar. Dhe mbi të gjitha, nuk dua të hesht! Të bashkuar të protestojmë kundër kësaj padrejtësie". /telegrafi