Kurti: Udhëheqësit e UÇK-së nuk u dënuan me vullnetin e popullit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ashpër pas dënimit për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Përmes një videoje, ai thotë se ky aktgjykim është padrejtësi e papranueshme, ndëshkim i madh dhe i dëmshëm, transmeton Klankosova.tv.

“Shpallja fajtorë dhe dënimi kaq i rëndë për ish-krerët e UÇK-së është një padrejtësi e papranueshme, ndëshkim i madh dhe i dëmshëm”, deklaroi kryeministri.

“Patjetër duhet ndryshuar në shkallën e Apelit dhe atë sa më parë. Në këto momente jemi pranë familjeve të ish-krerëve të UÇK-së dhe të gjithë bashkëluftëtarëve”.

“Aktgjykimi i sotëm i Dhomave të Specializuara rrëzoi pretendimin më të rëndë që ka mbetur në aktakuzë se UÇK-ja kishte kryer një sulm të gjerë dhe sistematik kundër një popullsie civile, u pa qartë se ky proces nuk kishte për gjykim pastërtinë e luftës së UÇK-së”, tha Kurti.