“Jo në emrin tim”, Gold AG reagon pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shpallur aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, pas një procesi gjyqësor që zgjati disa vite.

Vendimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së është shpallur më 16 shtator 2026, ku Thaçi u dënua me 25 vjet burgim, Krasniqi po ashtu me 25 vjet, Veseli me 18 dhe Rexhepi me 13 vite burgim.

Pas shpalljes së aktgjykimit, në Kosovë kanë nisur reagimet e para nga figura publike dhe artistë.

Në mesin e tyre është edhe këngëtari Gold AG, i cili përmes një postimi në Facebook ka shprehur qëndrimin e tij me një mesazh të shkurtër: “Jo në emrin tim".

Reagimi i artistit vjen në një ditë me rëndësi të veçantë për Kosovën, pasi vendimi në Hagë është ndjekur me vëmendje të madhe.

Procesi ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit ka nisur në prill të vitit 2023, teksa procedurat provuese u mbyllën në dhjetor 2025.

Gjatë gjykimit janë dëgjuar dëshmitarë dhe janë shqyrtuar mijëra prova materiale.

Aktgjykimi i sotëm është i shkallës së parë dhe palët kanë të drejtë ankese.