Avokatja e Krasniqit: Do ta apelojmë aktgjykimin, synojmë lirimin e tij

Avokatja e Jakup Krasniqit ka bërë të ditur se mbrojtja do ta apelojë aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë, duke e cilësuar atë si zhgënjyes.

Ajo ka thënë se synimi i mbrojtjes mbetet lirimi i Krasniqit dhe se procesi ende nuk ka përfunduar.

“Do të apelojmë për Jakup Krasniqin.

Rezultati do të ishte lirimi i Jakup Krasniqit. Jemi ende në proces dhe do të dëgjoni lajme nga ne. Siç thashë, aktgjykimi është zhgënjyes dhe do ta apelojmë atë”, ka deklaruar avokatja.

Ajo ka bërë të ditur se ende nuk ka biseduar me Krasniqin pas shpalljes së aktgjykimit, ndërsa ka thënë se do të flasë me të nesër.