Pacolli pas aktgjykimit ndaj katërshes së UÇK-së: Zhgënjyese, e padrejtë, e papranueshme

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Hagë.

Pacolli përmes një postimi në rrjetin social Facebook, e ka cilësuar ditën si të rëndë për Kosovën dhe familjet e ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa ka shprehur solidaritet me familjarët e tyre.

Postimi i plotë:

Zhgënjyese, e padrejtë, e papranueshme, e dhimëshme, e trishtueshme!

Sot është një ditë e rëndë për Kosovën, për familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, për miqtët e për gjithë ne.

Në këtë moment të vështirë, shpreh solidaritetin tim të sinqertë me familjet e tyre. Respektojmë procesin e drejtësisë dhe njëkohësisht besojmë në të drejtën e secilit për të kërkuar drejtësi deri në fund përmes ankimimit.

Qëndroni të fortë. Dhimbja juaj ndahet me ne dhe nga miljona njerëz.

Përballë kësaj sfide, lufta për drejtësi duhet të përqendrohet tani në procesin e ankimimit dhe në kundërshtimin e vendosur të kësaj padrejtësie.