Hoti pas dënimit të çlirimtarëve: Jo në emrin tim
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka reaguar pas vendimit për dënimin për ish-krerët e UÇK-së.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë shkurt “Jo në emrin tim!”, transmeton Klankosova.tv.
Gjykata Speciale ka dënuar Hashim Thaçin me 25 vjet burg, Jakup Krasniqin me 25 vjet burg, Kadri Veselin 18 vjet burg dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burg.