Nëna e Hashim Thaçit s’është në dijeni se sot do të merret vendimi për djalin e saj
Nëna e Hashim Thaçit, Hyra, nuk është në dijeni se sot do të merret vendimi nga Gjykata në Hagë.
“Nëse do të lirohet katërshja e UÇK-së do t’i tregojnë, e nëse jo, nuk do t'ia bëjnë të ditur për shkak të gjendjes shëndetësore”.
Kështu bën të ditur kushëriri i Thaçit, Halimi.
“Nuk e di, nuk e di, nuk i kanë treguar. E nëse na gëzon Zoti, atëherë do t’ia lajmërojmë edhe do të… do të vijmë me u gëzuar edhe kjo ishalla…E vallahi nëse dënohet nuk mundemi me i treguar kurrë gjë”, tha kushëriri.
“Po presim që sa më parë të lirohet, shumë mungesë kena pas për Hashimin, si për prindër, si për shoqëri, si për krejt Kosovën”, tha ai.
Sot në orën 10:00 ka nisur seanca për vendimin e shkallës së parë ndaj ish-presidentit Thaçi. /EO