Bleona Qereti me mesazh në ditën e vendimit në Hagë: Kosovë, jam me ty gjithmonë!
Këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti, ka reaguar në rrjetet sociale në ditën kur në Hagë po zhvillohet seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Përmes një postimi në Facebook, Qereti ka përcjellë një mesazh mbështetjeje për Kosovën, duke shprehur emocionet e saj në një ditë të rëndësishme për vendin.
“Kosovë, jam me ty”, ka shkruar këngëtarja duke e shoqëruar mesazhin me flamurin e Kosovës dhe një "emoji" zemre.
Në vijim të postimit, ajo ka theksuar se mbështetja e saj për Kosovën vjen me zemër dhe me shpirt, duke shtuar se kjo ndjenjë është e përhershme.
“Me zemër. Me shpirt. Gjithmonë”, ka shkruar ndër tjerash.
Ajo e ka përmbyllur mesazhin me një tjetër deklaratë të shkurtër: “Një komb. Një gjak. Një zemër".
Reagimi i Qeretit vjen në një kohë kur vëmendja është përqendruar te Gjykata Speciale në Hagë, ku po shpallet aktgjykimi i shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. /telegrafi