Përparim Rama: Prishtina po pret!
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë në sheshin e kryeqytetit për të pritur vendimin final për katërshen e UÇK-së.
“Prishtina po pret! Në shesh kemi vendosur ekranin e madh, që qytetarët ta presin së bashku, me dinjitet verdiktin. Në momente të tilla, duhet të jemi bashkë. Prishtina është dhe do të jetë pranë qytetarëve të saj me shpresë, me dinjitet dhe me besim në drejtësi!”, shkroi Rama në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.
Pos të tjerash, ai ka ndarë edhe një fotografi nga sheshi i Prishtinës.