Vëllai i Thaçit para vendimit: Besim në luftën e pastër të UÇK-së dhe në drejtësi

Gani Thaçi, vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi, pak minuta para shpalljes së aktgjykimit në Hagë, ka thënë se familja e tij vazhdon të ketë besim në luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në drejtësi.

Ai ka thënë se familjarët i kanë të gjithë në Hagë, ndërsa ka theksuar se nëna e tyre është e lodhur nga shëndeti.

“Besimi në luftën e pastër të UÇK-së, besimi në Zotin edhe drejtësinë e drejtë. Gjithë i kemi atje (në Hagë). Nëna është e lodhur”, tha ai.