Lushtaku: Frikë dhe shpresë për vendimin, por i bindur se do të shpallen të pafajshëm
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka folur pak para vendimit për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Lushtaku dhe se është mes shpresës dhe frikës, por u shpreh i bindur se ata do të shpallen të pafajshëm, transmeton Zeri.info.
“Shpresa ekziston frika është, por ne jemi të bindur se krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm dhe do t’i kthehen Kosovës. Qytetarët janë të vendosur dhe të bindur ta presin ish-presidentin e vendit dhe një prej drejtuesve të UÇK-së”, deklaroi Lushtaku për media. /Zëri