Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij në Gjilan

Një burrë, shtetas i Kosovës, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjilan.

Rasti është raportuar më 15 shtator 2026, rreth orës 21:20.

Sipas Policisë së Kosovës, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”. /Zëri