Arrestohet shtetasi i Serbisë në Prishtinë, dyshohet për ngacmim seksual ndaj një gruaje

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të “Ngacmimit seksual” ndaj një gruaje, shtetase e Kosovës.

Rasti është raportuar më 14 shtator, rreth orës 10:40, transmeton Zeri.info.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Raporti i plotë:

Ngacmim seksual - Prishtinë, 14.09.2026 – 10:40.

Është raportuar se një i dyshuar mashkull, shtetas i Serbisë, ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.