Dy orë në dispozicion për shpalljen e aktgjykimit ndaj katërshes së UÇK-së
Aktgjykimi i sotëm (16 shtator) për katërshen e UÇK-së do të zgjasë dy orë.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, ku është paraqitur ora e fillimit dhe e përfundimit të seancës përfundimtare.
Sipas njoftimit, aktgjykimi do të fillojë në orën 10:00 dhe do të përfundojë në orën 12:00.
Dhomat e Specializuara e kanë bashkëngjitur këtë njoftim, me kërkesën për regjistrim paraprak të gazetarëve që dëshirojnë ta ndjekin seancën nga Galeria e publikut ose nga Qendra e mediave.