Temperaturat deri në 28 gradë sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, shkruan Zeri.info.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 10 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të arrijnë në 22 e 28 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga jugperëndimi, me shpejtësi 1 deri në 4 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit: