Ora e parë në shkollat e Prishtinës nesër do t’i kushtohet UÇK-së dhe historisë së luftës

Drejtoria e Arsiit në Komunën e Prishtinës u ka dërguar një kërkesë shkollave që nesër, më 16 shtator, ora e parë e mësimit t’i kushtohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), historisë së luftës për çlirimin e Kosovës dhe kontributit të çlirimtarëve.

Në shkresën e datës 15 shtator 2026, Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës kërkon që në kuadër të kësaj ore nxënësit të trajtojnë në mënyrë të përshtatshme për moshën e tyre rëndësinë e luftës së UÇK-së, sakrificën e qytetarëve që kontribuuan për lirinë e Kosovës, si dhe procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas kërkesës, ora e parë e mësimit më 16 shtator duhet t’u kushtohet këtyre temave, me qëllim që nxënësit të njihen me historinë e afërt të vendit dhe të reflektojnë mbi rëndësinë e lirisë dhe paqes.

“Qëllimi i kësaj ore është që nxënësit të njihen me historinë e afërt të vendit tonë dhe të reflektojnë mbi rëndësinë e lirisë, paqes dhe kujtesës historike”, thuhet në shkresën e Komunës së Prishtinës.

Komuna e Prishtinës u ka shprehur falënderim drejtorive të arsimit për bashkëpunimin dhe përcjelljen e kësaj nisme te brezat e rinj.