Lajm i keq për Interin, Çalhanoglu rrezikon sfidën ndaj Romës

Hakan Çalhanoglu pritet të mungojë në përballjen e Interit me Romën, pasi mesfushori turk ka pësuar një lëndim muskulor në kofshën e djathtë.

Çalhanoglu i është nënshtruar këtë mëngjes ekzaminimeve të detajuara në “Istituto Clinico Humanitas”, me qëllim përcaktimin e natyrës së dëmtimit të pësuar para sfidës ndaj Udineses.

Rezultatet nuk kanë qenë aspak inkurajuese për Interin, pasi ekzaminimet kanë evidentuar një problem muskulor në aduktorin e kofshës së djathtë.

“Hakan Çalhanoglu ka kryer në mëngjes analizat pranë ‘Istituto Clinico Humanitas’, të cilat kanë evidentuar një problem muskulor të aduktorit të kofshës së djathtë. Gjendja e tij do të vlerësohet gjatë ditëve të ardhshme”, ka njoftuar klubi zikaltër.

Në kampin e Interit ka pesimizëm sa i përket mundësisë që turku të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Romës, e cila zhvillohet të shtunën, më 19 shtator.

Çalhanoglu pritet të mungojë në këtë përballje, ndërsa objektivi është që ai të rikthehet pas ndërprerjes së kampionateve për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

Nëse rikuperimi shkon sipas planit, mesfushori mund të jetë sërish në dispozicion të Interit pas rreth tri javësh, kur futbolli i klubeve të rifillojë pas pauzës për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.