Prangoset 34-vjeçari i kërkuar për kanosje në Kaçanik, i konfiskohet arma e gjuetisë

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar për kanosje dhe ka konfiskuar një armë zjarri në fshatin Dubravë të Kaçanikut.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se rasti ka ndodhur më 14 shtator 2026, rreth orës 19:30, kur policia ka realizuar një plan operativ për kapjen e personit të kërkuar, raporton Zeri.info.

"Në operacion kanë marrë pjesë zyrtarë policorë nga Kaçaniku dhe Njësia e Reagimit të Shpejtë.Gjatë operacionit është arrestuar V.Q., 34 vjeç.Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë e gjuetisë, së bashku me tre fishekë", thuhet në njofitmin e PK-së.

Po ashtu, sipas njoftimit të PK-së, bëhet e ditur se, arma dyshohet se ka lidhje me një video-incizim të siguruar në kuadër të një rasti të mëhershëm të kanosjes.

"Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore", thuhet në njofitmin e PK-së. /Zëri