Skenderaj organizon pritje për vendimin e Hagës për çlirimtarët
Komuna e Skenderajt ka njoftuar se nesër do të organizojë tubim në sheshin “Adem Jashari”, në pritje të vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.
Sipas njoftimit të Komunës, organizimi do të nisë nga ora 09:00, ndërsa vendimi pritet të shpallet nga ora 10:00.
Komuna ka ftuar qytetarët të jenë të pranishëm për ta përcjellë së bashku këtë moment.
“Ftojmë qytetarët të jenë të pranishëm dhe ta përcjellim së bashku këtë moment të rëndësishëm, me shpresën që drejtësia do të triumfojë dhe Çlirimtarët tanë do të shpallen të pafajshëm”, thuhet në njoftim.
“Bashkë në pritje të drejtësisë!”, përfundon njoftimi i Komunës së Skenderajt.