PDK-ja e çon edhe qeverinë “Kurti 4” në Kushtetuese

Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar edhe sot Gjykatës Kushtetuese.

Deputetët, Përparim Gruda dhe Arian Tahiri, kanë dorëzuar në Kushtetuese kërkesën për kontestimin e vendimit për zgjedhjen e qeverisë së re.

Nga PDK-ja kanë deklaruar se mënyra e konstituimit të Kuvendit dhe procedurat e ndjekura pas tij kanë probleme kushtetuese, ndaj dhe ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vlerësojë ligjshmërinë e vendimit për zgjedhjen e qeverisë.

 
\

Kujtojmë se edhe një ditë më parë PDK-ja iu drejtua Kushtetueses lidhur me konstituimin e legjislaturës së 11-të e cila e votoi qeverinë "Kurti 4", pasi zgjodhi kryetaren dhe katër nënkryetarët e Kuvendit.

Sipas partisë më të madhe opozitare, Albin Kurti dhe partia e tij shkelën afatet kushtetuese me qëllim.