Kurti takon ambasadorin Hargreaves, flasin për rëndësinë e stabilitetit institucional
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.
Në komunikatën për media thuhet se në Kurti e falënderoi ambasadorin Hargreaves dhe shprehi mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe popullin e saj.
“U diskutua për rëndësinë e stabilitetit institucional, për aktualitetin, sikurse edhe për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, me theks thellimin e bashkëpunimit në ekonomi, digjitalizim dhe teknologji të informacionit, mbrojtje, energji, luftimin e dezinformimit etj”, thuhet në njoftim.