Hamza takohet me ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, është takuar të hënën me ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel.

Ata shkëmbyen pikëpamje mbi nevojën për t’i dhënë përparësi integrimit të Kosovës në BE dhe reformave përkatëse, si dhe për të siguruar stabilitet dhe prosperitet për qytetarët e Kosovës.

“Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, u takua sot me Kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza. Ata shkëmbyen pikëpamje mbi nevojën për t’i dhënë përparësi integrimit të Kosovës në BE dhe reformave përkatëse, si dhe për të siguruar stabilitet dhe prosperitet për qytetarët e Kosovës. BE ka qenë partneri më i fuqishëm i  Kosovës që nga viti 1999 dhe do të vazhdojë angazhimin me të gjithë aktorët politikë”, thuhet në njoftim të Zyrës së BE-së.