BE: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit
Bashkimi Evropian (BE) tha se është në dijeni të votimit të së dielës, me ç’rast u bë konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe formimi i Qeverisë së re, por shtoi se i takon gjykatës më të lartë në vend që të japë vlerësimin rreth kushtetutshmërisë së themelimit të këtyre institucioneve.“Jemi në dijeni të votimeve të së dielës, si dhe vendimeve për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. Gjithashtu, jemi në dijeni edhe për kërkesën e paraqitur në Gjykatën Kushtetuese lidhur me kushtetutshmërinë e këtyre vendimeve. I takon Gjykatës Kushtetuese të shprehet për kërkesën e paraqitur”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian për Radion Evropa e Lirë.Zëdhënësi theksoi po ashtu se Kosovës i duhen institucione “plotësisht të konsoliduara për të çuar përpara reformat dhe për të avancuar në rrugën e integrimit në BE, përfshirë edhe në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor”.Në seancën konstituive të mbajtur të dielën, më 13 shtator, u zgjodhën nënkryetarët e Kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga komuniteti serb dhe pakicat joserbe, teksa kryetarja Albulena Haxhiu e shpalli të konstituuar organin ligjvënës pa zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës – fuqisë së dytë politike në vend.Pak orë më vonë, u mbajt një seancë e jashtëzakonshme ku u votua Qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti. Kjo seancë u bojkotua nga PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca, ndërkaq në të morën pjesë vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të Kurtit dhe të komuniteteve joshumicë.
PDK-ja, e cila nuk mori pjesë në seancën konstituive, paraprakisht tërhoqi kandidaturën e Vlora Çitakut për nënkryetare tëpor PDK-ja nuk mori pjesë në seancë.
Po më 11 shtator ishte zgjedhur nënkryetari nga LVV-ja, ndërkaq Haxhiu ishte zgjedhur në krye të organit ligjvënës në seancën paraprake të mbajtur më 9 shtator.Pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë, PDK-ja iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që të vendosë masë të përkohshme ndaj Kuvendit të ri, derisa të shqyrtojë nëse konstituimi i tij është bërë në përputhje me Kushtetutën.