Emblema e UÇK-së në Ambasadën e Kosovës në Hagë [video]
Emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është vendosur në objektin e Ambasadës së Kosovës në Hagë.
Vendosja e emblemës vjen në prag të 16 shtatorit, kur në Hagë pritet të shpallet verdikti përfundimtar ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Katër ish-krerët e UÇK-së po përballen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ndërsa vendimi i 16 shtatorit po pritet me interes të madh në Kosovë dhe jo vetëm.