Superliga vazhdon sot me dy ndeshje interesante

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit të javës së gjashtë.

Në Suharekë, Ballkani do të jetë nikoqir i Dukagjinit, në një përballje ku të dyja skuadrat kanë objektiva të qarta për pikët e plota.

Ballkani synon të rikthehet te rezultatet pozitive pas rezultateve të fundit, ndërsa Dukagjini kërkon të vazhdojë ecurinë e mirë, pasi nuk njeh humbje në pesë ndeshjet e fundit.

Në sfidën tjetër, Llapi do ta presë Malishevën në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina e regjistroi fitoren e parë në kampionat në xhiron e kaluar ndaj Vushtrrisë dhe synon të vazhdojë me të njëjtin ritëm edhe ndaj Malishevës.

Në anën tjetër, Malisheva vjen pas humbjes në xhiron e fundit dhe do të kërkojë reagimin për të shmangur disfatën e dytë radhazi.

Të dyja ndeshjet nisin nga ora 16:00.