Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur para objektit të Komunës së Lipjanit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti, i cili ka publikuar pamje nga vendosja e flamurit.

Ky aktivitet vjen pak ditë para 16 shtatorit, kur në Hagë pritet të shpallet verdikti përfundimtar ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.