Kapet sasi e madhe narkotikësh në Fushë-Kosovë, një person ndalohet e një tjetër në kërkim

Janë sekuestruar rreth 294 gramë kokainë, mbi 241 gramë marihuanë, tri peshore digjitale, një karikator dhe dy fishekë gjatë një kontrolli në Fushë-Kosovë.

Policia lidhur me rastin e ka arrestuar një person, derisa një tjetër është shpallur në kërkim.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur më 13 shtator, rreth orës 19:00, në rrugën “Bedri Pejani” në Fushë-Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë, substancat narkotike dhe sendet e tjera janë gjetur gjatë kontrollit të një të dyshuari dhe të vendbanimit të një personi tjetër.

“Janë gjetur dhe sekuestruar 293.8 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, 241.6 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, tri peshore digjitale, një karikator dhe dy fishekë”, thuhet në njoftimin policor.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.