Edon Zhegrova reagon pas dygolëshit
Sulmuesi Edon Zhegrova thotë se është për të ardhur keq që golat e tij nuk ishin të mjaftueshëm për Juventusin që t’i arkëtojë pikët e plota ndaj Sassuolos.
Ylli i Kosovës ishte i shkëlqyer në humbjen 3-2, ku i realizoi të dy golat megjithatë Sassuolo regjistroi triumf në minutën e fundit.
Zhegrova ka reaguar për herë të parë në rrjetin social “Instagram”, duke thënë se që një kohë të gjatë po e priste golin.
“Për të ardhur keq që golat e mi nuk arritën fitore, por ne vazhdojmë edhe më tutje”.
“Kam qenë duke e pritur këtë moment për të shënuar për këtë klub”, shkroi ai.
Përndryshe, Zhegrova thuhet se nuk do të jetë pjesë e Ligës së Kombeve për arsye disiplinore nga përzgjedhësi Franco Foda, mirëpo ende është e paqartë.