Qeveria “Kurti 4” sot mban mbledhjen e parë
Të dielën Kuvendi i Kosovës ka votuar qeverinë e re në krye me Albin Kurtin.
Kurse sot Qeveria e re do të mbajë mbledhjen e parë nga ora 10:00, raporton Zeri.info.
Nga Zyra e Kryeministrit nuk kanë bërë të ditur ndonjë detaj tjetër.
Kujtojmë se ditën e djeshme seancën konstituive e bojkotuan PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca.
Tetë nga nëntë deputetët e Listës Serbe morën pjesë dhe votuan kundër. /Zëri