Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se këtë javë në vendin tonë moti kryesisht do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, të martën priten riga shiu në disa pjesë të vendit, ndërkaq nga e mërkura do të ketë rritje graduale të temperaturave, me vlera maksimale që të enjten mund të arrijnë deri në 29° C.

“Temperaturat minimale do të jenë më të ulëta gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të jenë relativisht të larta për këtë periudhë të vitit”, thuhet në njoftim.

IHMK-ja bën të ditur se sot, e hënë, në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 9 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet e ditës do të arrijnë në 18 e 24 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri në 4 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit: