Rikthimi në politikë, Musliu: Thaçi është shpëtimtari i këtij vendi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka folur për mundësinë e rikthimit në politikë të ish-krerëve të UÇK-së, në rast të lirimit të tyre nga procesi gjyqësor në Hagë.

E pyetur nëse pas lirimit të tyre ekziston mundësia që Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerët të mos merren më me politikë, Musliu tha se një vendim i tillë u takon ekskluzivisht atyre.

Megjithatë, ajo dha edhe qëndrimin e saj personal për rolin që, sipas saj, Hashim Thaçi mund të ketë në të ardhmen e Kosovës.“A do të dëshiroja unë që ata të jenë në politikë, mund të them që Hashim Thaçi është shpëtimtar i këtij vendi edhe ka me pas shumë problem me nxjerrë nga gremina ku e kanë fundosur sot politika aktuale, e cila e ka sistemin shtetëror në dorë. Përgjigjen përfundimtare e japin ata kur kthehen”, tha Musliu./klankosova