PDK-ja kundërshton konstituimin e Kuvendit: Çështja shkon në Kushtetuese
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka kundërshtuar konstituimin e sotëm të Kuvendit, duke e cilësuar procesin si të zhvilluar jashtë afateve kushtetuese.
Në një konferencë për media, Gruda tha se afati për konstituimin e Kuvendit, sipas tij, ka qenë 7 gushti, ndërsa Vetëvendosje nuk e ka respektuar as këtë afat dhe as afatin politik të 6 shtatorit, të cilin, sipas tij, e kishte përcaktuar vetë.
Ai tha se PDK-ja është tërhequr përkohësisht nga seancat për ta dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar se partia nuk ka hequr dorë nga kandidatura e saj për nënkryetare të Kuvendit.Ne vetëm jemi larguar nga ky proces, nuk thotë që ne refuzojmë propozimin. Ne tërhiqemi përkohësisht derisa Gjykata të vendosë”, tha Gruda.
Sipas tij, për shkak se PDK-ja nuk e ka tërhequr propozimin për nënkryetare, Kuvendi nuk ka mundur të konsiderohet i konstituuar.
Ky Kuvend është formuar me pikëpyetje të mëdha kushtetuese. Të gjitha këto do të adresohen në Gjykatën Kushtetuese në ditët në vijim”, deklaroi ai.
Gruda bëri të ditur se PDK-ja do ta kontestojë në Kushtetuese edhe zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës, duke përmendur, ndër të tjera, votimin e deputetëve që, sipas tij, kanë mbajtur mandate të dyfishta.
Ai tha se në Gjykatën Kushtetuese do të dërgohet edhe çdo vendim i marrë nga ky Kuvend.