Simiq: Jemi kundër qeverisë, do ta rrëzojë Kushtetuesja

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, është ankuar se në ekspozenë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti,

Para se të hidhet në votim qeveria e re, fjalën e mori deputeti Simiq duke u shprehur kundër qeverisë.

“Ekspozenë që e dëgjuam, serbët nuk janë të përmendur, as komunitete joshumicë të tjera. Kjo ekspoze vazhdimësi e qeverisë së kaluar”, tha ai.

Sipas tij, kjo qeveri ka shkelur të gjitha të drejtat që kanë të bëjnë me popullin serb duke shtuar se nuk frikësohen.

Ai tha se “në Zubin Potok janë rrënuar objekte pa vendime gjyqësore dhe arrestime pa kurfarë fakti…”.

Simiq pretendon se kjo qeveri nuk do të jetë jetëgjatë.