Lista Serbe merr pjesë në seancën për formimin e qeverisë së re
Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, të thirrur për zgjedhjen e qeverisë së re, përveç deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të pranishëm janë edhe deputetët e Listës Serbe.
Ata janë parë duke hyrë në sallën plenare, ku pritet të zhvillohet votimi për formimin e qeverisë “Kurti 4”.
Në seancë nuk janë parë ende deputetë nga LDK-ja, PDK-ja dhe AAK-ja, pasi këto dy të fundit kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në seancën për formimin e qeverisë.