Ende s’ka filluar seanca e jashtëzakonshme për formimin e qeverisë

Ndonëse ishte thirrur për në orën 14:00 seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për formimin e Qeverisë, ende nuk kanë arritur të gjithë deputetët, raporton Zeri.info.

Disa prej deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje përfshirë edhe kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu dhe nënkryetarin Ardian Gola tashmë kanë arritur në sallën e Kuvendit të Kosovës, mirëpo jo të gjithë.

Po ashtu, në sallën e Kuvendit të Kosovës kanë arritur edhe deputetët e Listës Serbe.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe Aleanca, tashmë kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në këtë seancë, përderisa nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kanë thënë se nuk do ta votojnë formimin e qeverisë, mirëpo deri tani asnjë deputet i këtij subjekti politik nuk është në sallë. /Zëri