Deputetët e LVV-së hyjnë në sallën e Kuvendit, votohet për formimin e qeverisë së re

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të mblidhen në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës me zgjedhjen e tre nënkryetarëve të LDK-së, Listës Serbe dhe nga komunitetet jo shumicë sot është thirrur edhe seanca për Qeverinë e Kosovës.

Lideri i LVV-së, Albin Kurti sot pranoi mandatimin për kandidat për kryeministër nga U.D e Presidentes, Albulena Haxhiu.