Adeyemi tërheq vëmendjen para ndeshjes së Barcelonës, në stërvitje me veturë me targa 05 të Ferizajt

Karim Adeyemi ka tërhequr vëmendjen para ndeshjes së radhës të Barcelonës, pasi është parë duke mbërritur në stërvitje me veturën e tij me targa të Kosovës, përkatësisht me kodin 05 të Ferizajt.

Pamjet kanë ngjallur menjëherë reagime, veçanërisht mes tifozëve kosovarë, të cilët kanë komentuar detajin e veçantë në veturën e futbollistit të Barcelonës.

Skuadra katalanase pritet të zbresë në fushë këtë pasdite ndaj Levantes, ndërsa Adeyemi pritet të jetë sërish një nga alternativat kryesore për formacionin titullar.

Sulmuesi ka bërë një fillim të mirë të sezonit dhe është shndërruar në një nga lojtarët që kanë tërhequr më shumë vëmendje në repartin ofensiv të Barcelonës.